• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 20 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Iu kërkua dorëheqje, reagon Haxhiu: Kosova do të bëhet vend ku nuk blihet gjyqtari a prokurori

Arjanita Osmanaj nga Arjanita Osmanaj
11 February 2023
në KRYESORE
0 0
0
Iu kërkua dorëheqje, reagon Haxhiu: Kosova do të bëhet vend ku nuk blihet gjyqtari a prokurori
0
SHPERNDARJE
30
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Drejtësisë në Kosovës, Albulena Haxhiu iu kundërpërgjigjet gjithsecilit që kërkoi dorëheqjen e saj pas deklaratës që ajo bëri të premtën, ku në cilësinë e të akuzuarës i ka kërkuar prokurorit të dorëzohet në lidhje me rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në kuvend para 7 vjetësh, përcjell InLajmi.

Ishte Haxhiu ajo që përmes një shkrimi i numëroi një nga një të arriturat e Qeverisë aktuale të Kosovës, dhe ngecjet e qeverive të kaluara.

Ajo ka thënë se prokuroria dhe gjyqësori do të çlirohen nga ata që i kanë kapur ndër vite.

Sipas saj, deklarata që e bëri në cilësinë e të pandehurës ishte në linjë me të drejtat e saj që njihen me legjislacionin në fuqi.

Tutje Haxhiu tha se opozita po e kujdestaron çdo fjalë të saj, vetëm për të krijuar situata, por sipas saj, kujdestaria e tyre nuk e zbeh punën e kësaj ministrie, megjithatë shtoi se do të jenë edhe më të kujdesshëm.

Postimi i plotë i saj:

Prokuroria dhe gjyqësori do të çlirohen nga ata që i kanë kapur ndër vite, pikërisht këta që sot bëjnë zhurmë pa përmbajtje, e mbajnë konferenca pa asnjë kuptim. Të njëjtit përmes njerëzve në sistem, jo rrallë herë kanë montuar procese politike të gjykimit ndaj Lëvizjes dhe aktivistëve të saj.

Veprimet politike për të cilat jemi gjykuar kanë qenë përherë publike, sikurse deklarata ime në cilësinë e të pandehurës në linjë me të drejtat e mia që njihen me legjislacionin në fuqi.

Thirrja ime e vazhdueshme është që prokurorët të ushtrojnë detyrën me profesionalizëm dhe të heqin dorë nga përndjekjet politike, sikurse po bëhet tash e 7 vite.

Kritika ime është e zëshme dhe e hapur. Jam përjetsisht e hapur për të dëgjuar kritikat e opozitës apo kujtdo tjetër, por në mungesë të tyre, opozita kujdestaron ndaj çdo fjale timen, vetëm sa për të krijuar një situatë, për të shprehur mllef dhe kushedi mbase kanë të drejtë sepse:

Metodat 20 vjeçare të opozitës për kërcënime dhe pazare nën tavolinë nuk gjenden në Qeverisjen Kurti. Prandaj ka zëra të tillë që sulmojnë sepse brenda 2 viteve të mandatit qeverisës kemi ndërmarrë nisma reformuese me qëllim të fuqizimit dhe kthimit të besimit qytetarë në institucione.

Me këto iniciativa përfundimisht shteti i Kosovës do të kalojë në një nivel tjetër më të lartë sa i përket drejtësisë.

  • Vetingu në sistemin e drejtësisë

Brenda një viti e gjysmë është hartuar koncept dokumenti, amendamentet kushtetuese dhe kemi pranuar Opinionin pozitiv nga Venecia.

  • Reforma në Këshillin Prokurorial

Brenda një viti është hartuar projektligji, janë pranuar e opinione të Venecias dhe sikur opozita të mos e dërgonte në Gjykatë Kushtetuese, sot do ta kishim Këshillin Prokurorial të reformuar.

  • Byroja për verifikim dhe konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme

Brenda 2 viteve, është miratuar koncept dokumenti për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, është hartuar ligji, kemi pranuar 2 opinione nga Venecia dhe Ligji tashmë është miratuar.

  • Adresimi i dhunës në familje

Brenda një viti e gjysmë, është hartuar strategjia nacionale kundër dhunës në familje, janë bërë ndryshimet ligjore me qëllim të ofrimit të ndihmës juridike për viktimat, janë eliminuar pengesat për kompensimin e viktimave të krimit, strehimoret janë mbështetur me më shumë buxhet, kemi bërë ndryshimet në kode për dënimet plotësuese, kemi bërë fushata sensibilizuese për ngritjen e vetëdijes dhe raportim të dhunës dhe po ashtu kemi nisur reformat në qendrat për punë sociale.

  • Adresimi i krimeve të kryera gjatë luftëa

Brenda një viti është hartuar projektligji për themelimin e Institutit për dokumentimin e krimeve të luftës, është adresuar gjykimi në mungesë për kriminelët e luftës, janë mbështetur financiarisht institucionet për adresim të këtyre krimeve dhe po punohet në strategji për drejtësi tranzicionale.

Me dy projekte të mëdha, njëri për kthimin e legjitimitetit dhe integritetit në gjyqësor, dhe tjetrin me verifikimin e pasurisë në mënyrë jo të pastër Kosova përfundimisht do të shndërrohet në vend model në Ballkan, ndërkohë që po i afrohet vlerave dhe orientimeve perëndimore.

Kosova do të bëhet vend ku nuk blihet gjyqtari a prokurori, e nuk caktohet nga politika e nuk përndjek me urdhëra të saj. Ndërkohë që askush nuk mund të pasurohet në emër të politikës apo nga ushtrimi i detyrës zyrtare. Krimi, korrupsioni, mitoja, haraçi nuk do të jenë më fjalët kyçe në Kosovë e as të ndonjë raporti të huaj ndërkombëtar siç ishin për 20 vite.

Kosova do të bëhet vend i jetueshëm, për të gjithë, jo për të fortët.

Kujdestaria juaj nuk e zbehë punën tonë, e ne gjithësesi do të jemi edhe më të kujdesshëm./InLajmi/

Tags: Albulena HaxhiuQeveria e Kosovës
Postimi i mëparshëm

Meta nga protesta: Rama është i dorëzuar dhe të japë dorëheqjen sa më parë

Postimi tjetër

Rikthehet Super Liga e Kosovës, këto ekipe përballen tani

Të ngjajshme Postime

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë
KRYESORE

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje
KRYESORE

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet
KRYESORE

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
VV replika me Ramën, ngre disa pyetje: A e ke mbështetur themelimin e Speciales?
KRYESORE

VV replika me Ramën, ngre disa pyetje: A e ke mbështetur themelimin e Speciales?

16 October 2025
“Në mbrojtje të lirisë” – protesta gjithëkombëtare nis nesër në Tiranë, shoqatat e dala nga lufta aktive në organizim
KRYESORE

“Në mbrojtje të lirisë” – protesta gjithëkombëtare nis nesër në Tiranë, shoqatat e dala nga lufta aktive në organizim

16 October 2025
Policia deklaron se FSK-ja është futur gabimisht në veri
KRYESORE

Policia deklaron se FSK-ja është futur gabimisht në veri

16 October 2025
Postimi tjetër
Rikthehet Super Liga e Kosovës, këto ekipe përballen tani

Rikthehet Super Liga e Kosovës, këto ekipe përballen tani

Lajmet e fundit

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

16 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu