Jemi mësuar të dëgjojmë për pasaporta shumë të fuqishme, si ato të Japonisë apo Singaporit, të cilat u mundësojnë udhëtime pa viza qytetarëve të tyre në plot 189+ vende të botës, por le të njihemi me pasaportën më ekskluzive!
Po flasim për atë që zotëron Urdhri Sovran Ushtarak i Maltës! Vetëm 500 njerëz në mbarë botën e kanë këtë pasaportë dhe është dokumenti i identifikimit dhe udhëtimit më i rrallë, sovraniteti i të cilit u njoh nga Papa Paschal në vitin 1113. Pra, pasaporta është 910 vjeç.
Kush mund ta marrë këtë pasaportë?
Pasaportat diplomatike, sipas Urdhrit Sovran të Maltës, u jepen vetëm anëtarëve të Këshillit Sovran (qeveritarëve), krerëve dhe anëtarëve të misioneve diplomatike të tij, si dhe bashkëshorteve të tyre dhe fëmijëve të mitur, – me disa përjashtime – edhe figurave të larta që duhet të kryejnë një mision special brenda Urdhrit të Maltës.
Ku mund të përdoret pasaporta?
Urdhri është aktiv në 120 vende dhe ofron ndihmë mjekësore, sociale dhe humanitare për zotëruesit e pasaportës.
Ky mjet udhëtimi është i vlefshëm për 4 vjet. Vlefshmëria e tij lidhet edhe me kohëzgjatjen e detyrës së individit që e zotëron, shkruan Anabele Magazine.
Por, në zonën Shengen, kjo pasaportë nuk është aq e dobishme, pasi vetëm 12 nga 26 shtete e njohin dokumentin. Gjithashtu, ajo nuk pranohet në SHBA, Zelandën e Re dhe në Mbretërinë e Bashkuar.