Në lagjen Elbistan të Kahramanmarashit, e cila u godit nga tërmetet e cilësuar si “fatkeqësia e shekullit”, një person shpëtohet nga rrënojat 102 orë pas tërmeteve.
Pas tërmeteve, epiqendra e të cilave ishin rrethet Pazarçık dhe Elbistan dhe prekën 10 provinca, përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhduan në rrënojat e ndërtesave të shkatërruara në Kahramanmarash.
UMKE, Ekipet e Kërkimit dhe Shpëtimit të Policisë vazhduan punën e tyre në rrënojat e një ndërtese 7-katëshe.
Me të dëgjuar zërin, ekipet janë fokusuar te rrënojat dhe kanë komunikuar me 33-vjeçarin Mustafa Sami Shahin, i cili ndodhej nën rrënoja. Pas punës, Shahin u shpëtua nga rrënojat si pasojë e punës 12 orëshe, shkruan Anadolu Agency.
Shahin, i cili u nxor nga rrënojat 102 orë pas tërmetit, u dërgua në spital me ambulancë.