Shkencëtarët kanë bërë përparime në vitet e fundit në zbulimin e hershëm të tërmeteve dhe mbledhjen e shpejtë të të dhënave që mund të përdoren në reagim të shpejt ndaj emergjencave, transmeton InLajmi.
Ekspertët mund të krijojnë modele relativisht të besueshme që tregojnë sasinë totale të energjisë që mund të përfundojë duke u çliruar në rast të një tërmeti në një zonë të caktuar, si dhe shkallën me të cilën do të çlirohet.
Megjithatë, parashikimi se kur mund të godasë një tërmet mbetet një sfidë aktualisht e pakapërcyeshme, shkruan Aljazeera.
“Ne nuk jemi askund afër një parashikimi afatshkurtër”, tha Tim Wright i Qendrës për Vëzhgimin dhe Modelimin e Tërmeteve, Vullkaneve dhe Tektonikës me qendër në Mbretërinë e Bashkuar. /InLajmi/