Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka filluar me procesin e pilotimit të lajmërimit të pensionistëve nga mosha 85 vjeç nga shtëpia për rajonin e Prishtinës, përcjell InLajmi.
Zyrtarë nga kjo ministri u kanë bërë thirrje pensionistëve që të dërgojnë kërkesat për lajmërim në shtëpi përmes emailit zyrtar.
Gjithashtu në njoftim thuhet se ekipet mobile kanë filluar me realizimin e vizitave, ku të gjithë pensionistët që kanë plotësuar kriteret janë lajmëruar dhe të dhënat janë përditësuar në sistemin e integruar të Pensioneve.
Postimi i plotë i tij:
Sipas njoftimit të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve kemi filluar me procesin e pilotimit të lajmërimeve në shtëpi të pensionistëve në moshën 85 dhe mbi, për rajonin e Prishtinës. Që nga fillimi i procesit kemi pranuar emaila me të dhënat e pensionistëve.
Ekipet mobile kanë filluar me realizimin e vizitave, ku të gjithë pensionistët që kanë plotësuar kriteret janë lajmëruar dhe të dhënat janë përditësuar në sistemin e integruar të Pensioneve.
Ftojmë pensionistët tjerë nga rajoni i Prishtinës që plotësojnë kriteret e paraqitura në njoftim, të dërgojnë kërkesat për lajmërim në shtëpi përmes emailit pensionet.pr@rks-gov.net. Nëse keni ndonjë paqartësi, ekipi jonë do t’u udhëzoj përmes emailit. /InLajmi/