Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka njoftuar se është duke vazhduar operacioni i kërkim-shpëtimit nga pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës në provincën Hatay të Turqisë, përcjell InLajmi.
Mehaj tha se kontigjentit të FSK-së i janë bashkuar 6 pjesëtarë të Shoqatës së Kërkim-Shpërtimit të ardhur nga Kosova, dhe së bashku me organizatën AKUT po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar të mundshëm në rrënojat e një ndërtese shumëkatëshe.
Ministri thekson se orët në vijim janë vendimtare andaj urojmë që të gjenden të tjerë të mbijetuar.
Postimi i plotë i tij:
Vazhdon operacioni i kërkim-shpëtimit nga pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës në provincën Hatay të Turqisë.

Kontigjentit të FSK-së i janë bashkuar edhe 6 pjesëtarë të Shoqatës së Kërkim-Shpërtimit të ardhur nga Kosova, dhe së bashku me organizatën AKUT po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar të mundshëm në rrënojat e një ndërtese shumëkatëshe.
Specialistët e kërkim-shpëtimit urban, ekipet e mjekësisë emergjente dhe ata K9, të FSK-së me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë janë duke zhvilluar operacionet e kërkim-shpëtimit në koordinim me autoritetet turke dhe ekipet e shpëtimit nga vende të ndryshme të botës.
Orët në vijim janë vendimtare andaj urojmë që të gjenden të tjerë të mbijetuar. /InLajmi/