Lëvizja Vetëvendosje ka bërë homazhe në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë në 16-vjetorin e rënies së 2 aktivistëve të saj Arben Xheladinit dhe Mon Balajt, të cilët u vranë në protestën kundër dialogut me Serbinë dhe Pakos së Maahti Ahtisarit, raporton InLajmi.
Të pranishëm ishin lideri i partisë Albin Kurti dhe shumë aktivistë e pjesëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Rikujtojmë, se më 10 shkurt 2007 mijëra protestues kundërshtuan pakon e Ahtisarit, ku protesta kishte eskaluar në momentin që u hoqen rrethojat e vendosura në mes të sheshit. /InLajmi/