Është bërë trend viteve të fundit largimi i qytetarëve nga Kosova për arsye të shumta ku më kryesore janë ato ekonomike e sociale, shkruan InLajmi.
E largimi i qytetarëve bëhet në mënyra të ndryshme, ku shpesh herë qytetarët që të shkojnë në vende evropiane zgjedhin rrugët ilegale.
Mirëpo vetëm brenda vitit 2022, 200 persona tentuan të hynin ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës.
Kjo u bë e ditur nga Policia e Kosovës në një deklaratë me shkrim për Gazetën InLajmi.
Më tej nga Policia njoftuan se në muajin Janar të këtij viti 2 persona tentuan të hynin ilegalisht në Kosovë. Libona Gegaj /InLajmi/
