• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 23 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Ikja e infermierëve nga Kosova, problem apo urgjencë kombëtare?

Shqipe Vishaj nga Shqipe Vishaj
10 February 2023
në KRYESORE
0 0
0
Ikja e infermierëve nga Kosova, problem apo urgjencë kombëtare?
0
SHPERNDARJE
112
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Viteve të fundit ka filluar të kthehet në shifër shqetësuese ikja e infermierëve nga Kosova, kjo për shkak të krizës ekonomike, papunësisë, pagave të ulëta e deri te ngritja e çmimeve, e cila veçse e ka rënduar edhe më shumë gjendjen ekonomike të tyre, duke i detyruar ata që të ardhmen të mos e shohin në vendin e tyre, por më larg, shkruan InLajmi.

Krahas krizës ekonomike, janë edhe pritjet e gjata për punësim që po i shtyjnë shumicën e personave që shkollimin ta kryejnë në Kosovë, e të ardhmen ta shohin në shtetet e tjera. Në dukje të parë është Gjermania, ajo e cila po i tërheq më shumë infermierët kosovarë, duke u ofruar atyre paga dhe kushte më të mira për jetesë.

I tillë është edhe rasti i infermieres nga Skenderaj, Vildane Osmanaj, e cila në një deklaratë për InLajmin postjerash tregoi arsyet se pse e ka lënë vendin e punës në Kosovë për të shkuar në Gjermani.

Osmanaj thotë se i është dashur të presë 18 vjet pas përfundimit të fakultetit për t’u punësuar si infermiere në Kosovë. Përveç pritjes së gjatë për punësim, arsyet kryesore që e kanë shtyrë infermieren nga Skenderaj të largohet në Gjermani ndërlidhen me pagat dhe kushtet më të mira për jetesë.

“Unë kam luftuar 18 vjet për një vend të punës si infermiere. Vendimi për t’u larguar nga Kosova nuk ka qenë i lehtë, por jam bazuar gjithmonë te pjesa që sa kam pritur unë për një vend pune, të mos presin edhe fëmijët e mi. Ne jemi detyruar që ta lëmë Kosovën për një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë, pasi paga ime prej një infermiereje ka qenë e ulët në Kosovë saqë s’mund t’i mbuloja as shpenzimet për shkollimin dhe rritjen e fëmijëve”, tha ajo.

Osmanaj tregon se pavarësisht problemeve që ka hasur te gjuha, punësimi si infermiere në Gjermani i është ofruar më shpejt se sa në Kosovë.

“Kur kam ardhur në Gjermani nuk ka qenë e lehtë për shkak të gjuhës, por përparësi ka qenë shkolla që e kam kryer. Këtu pas një muaji kam filluar të punoj në një Klinikë dhe tani jam e kënaqur me punën që e bëj”, tha Osmanaj.

Si rasti i infermieres nga Skenderaj ka edhe plot të tjerë, të cilët prespekivën po e shohin në Evropë e jo në Kosovë, e këtë e tregojnë edhe shifrat nga Oda e Infermierëve të Kosovës.

Sipas të dhënave nga Oda e Infermierëve të Kosovës, në 2 vitet e fundit janë larguar 878 infermierë nga Kosova.

Ky “vrull” largimesh duket se po vazhdon edhe në vitin 2023, i cili veçse ka filluar, por siç duket nuk po u jep shpresë infermierëve kosovarë për kushte dhe jetesë më të mirë, e këtë e tregojnë edhe shifrat e muajit janar nga Oda e Infermierëve të Kosovës.

Kryetari i Odës së Infermierëve të Kosovës, Naser Rrustemi, theksoi se këto shifra të ikjes së infermierëve nga Kosova mund të jenë shumëfish më të mëdha.

“Në vitin 2021 e kanë lëshuar vendin mbi 140 infermierë. Në vitin 2022 janë 738 infermierë, të cilët e lanë vendin e punës. Këtë shifër e kemi nga infermierët që kanë nxjerrë vertetime për mosshkelie të kodit etik ndërkaq ky numër mund të jetë shumëfish më i madh, pasi ka shumë infermierë që shkojnë përmes agjencive të ndryshme dhe në forma të ndryshme. Për muajin janar të 2023 janë 36 infermierë që janë larguar nga Kosova”, tha Rrustemi për InLajmin.

Rrustemi derisa tregoi për arsyet që po i nxisin infermierët të largohen nga vendi theksoi se shpresa që ata të kthehen është e vogël.

“Kushtet e punës, pagat, jokompetencat e duhura në bazë të përshkrimit të vendit të punës, kontratat e të gjitha këto janë arsyet kryesore, të cilat e kanë nxitur ikjen e infermierëve nga Kosova. Infermierët nuk po shohin një prespektivë në Kosovë. Edhe nëse 1500 euro ua bëjnë rrogën, ata nuk do të kthehen në asnjë moment”.

Nga ana tjetër, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës bën të ditur se në institucionet publike përgjatë viteve 2021-2022 janë punësuar rreth 300 infermierë.

Këtë “trend” të ikjes së infermierëve nga Kosova e shohin mjaft shqetësuese nga kjo federatë, pasi siç theksojnë ata, ky trend do të thellojë edhe më shumë garën mes sektorit privat dhe publik për shkak të mungesës së infermierëve që do të paraqitet përgjatë viteve në vijim.

“Trendi i ikjes së infermierëve do të sjellë shëndetësinë kosovare në një garë të fortë mes sektorit publik dhe privat për shkak të mungesës se madhe të infermierëve. Poashtu infermieret që do të mbesin këtu do të jenë të mbingarkuarë me punë sikurse tani, ku ka reparte ku një infermier kujdeset deri në 30 pacientë dhe cilësia e shërbimeve nuk do të mund të jetë e mirë”, thuhet në përgjigjen e kësaj federate për InLajmin.

Federata e Shëndetësisë së Kosovës thotë se Qeveria e Kosovës duhet të punësojë infermierë shtesë dhe t’ua përmirësojë atyre kushtet e punës, përfshirë këtu edhe ngritjen e pagës.

“Qeveria e Kosovës duhet që të punësojë infermierë shtesë të paktën 1.000 infermierë vetem këtë vit, që një infermier të mos kujdeset për më shumë se 10 pacientë, të ngrisë pagat, të punësojë ndimësinfermiere, si dhe t’u ofrohen atyre kushte më të mira për punë dhe t’u sigurohet ambient pune pa presion”.

Ndryshe, ikja e stafit shëndetësor nga Kosova po cilësohet nga ekspertë si problem kombëtar që Kosova duhet ta trajtojë me urgjencë. Shqipe Vishaj/InLajmi/

Tags: Federata e Shëndetësisë së KosovësOda e Infermierëve të KosovësQeveria e Kosovës
Postimi i mëparshëm

Mirena: Arben Xheladini e Mon Balaj janë viktima të protestës së Kurtit

Postimi tjetër

Chollet: Ne mirëpresim vendimin e Kosovës për të pranuar propozimin e BE-së

Të ngjajshme Postime

Selimi: Smith hyri në proces të politizuar, Thaçi ishte në aeroplan për ta takuar Trumpin kur iu ngrit aktakuza
KRYESORE

Selimi: Smith hyri në proces të politizuar, Thaçi ishte në aeroplan për ta takuar Trumpin kur iu ngrit aktakuza

22 October 2025
Haziri: LDK nuk ka ndryshuar qëndrim për bashkëqeverisje me VV-në
KRYESORE

Haziri: LDK nuk ka ndryshuar qëndrim për bashkëqeverisje me VV-në

22 October 2025
Kurti në Londër: Radoiçiqi ka pranuar përgjegjësinë për sulmin në Banjskë, kërkojmë mbështetje për anëtarësim në BE dhe NATO
KRYESORE

Kurti në Londër: Radoiçiqi ka pranuar përgjegjësinë për sulmin në Banjskë, kërkojmë mbështetje për anëtarësim në BE dhe NATO

22 October 2025
Në Londër nis samiti i Procesit të Berlinit
KRYESORE

Në Londër nis samiti i Procesit të Berlinit

22 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë
KRYESORE

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje
KRYESORE

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Postimi tjetër
Chollet: Ne mirëpresim vendimin e Kosovës për të pranuar propozimin e BE-së

Chollet: Ne mirëpresim vendimin e Kosovës për të pranuar propozimin e BE-së

Lajmet e fundit

Poeti Lulzim Logu promovon librin e tij më të ri “Pikënisja e mekatit”

Poeti Lulzim Logu promovon librin e tij më të ri “Pikënisja e mekatit”

22 October 2025
Hernia diskale, simptomat dhe trajtimet natyrale

Hernia diskale, simptomat dhe trajtimet natyrale

22 October 2025
Selimi: Smith hyri në proces të politizuar, Thaçi ishte në aeroplan për ta takuar Trumpin kur iu ngrit aktakuza

Selimi: Smith hyri në proces të politizuar, Thaçi ishte në aeroplan për ta takuar Trumpin kur iu ngrit aktakuza

22 October 2025
Vjedhje si skenar filmi/ Pse ishte vetëm një kamera e jashtme në Muzeun e Luvrit… dhe pse pikërisht filmonte anën e gabuar?

Vjedhje si skenar filmi/ Pse ishte vetëm një kamera e jashtme në Muzeun e Luvrit… dhe pse pikërisht filmonte anën e gabuar?

22 October 2025
Haziri: LDK nuk ka ndryshuar qëndrim për bashkëqeverisje me VV-në

Haziri: LDK nuk ka ndryshuar qëndrim për bashkëqeverisje me VV-në

22 October 2025
“Blerta është e fortë…”/ Revista franceze artikull për fejesën e Princit Leka me Blerta Celibashin, zbulon detajet nga ceremonia private

“Blerta është e fortë…”/ Revista franceze artikull për fejesën e Princit Leka me Blerta Celibashin, zbulon detajet nga ceremonia private

22 October 2025
Po thahet liqeni që furnizon Athinën me ujë, publikohen pamjet nga sateliti

Po thahet liqeni që furnizon Athinën me ujë, publikohen pamjet nga sateliti

22 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu