Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka pranuar se përgjigja e qeverisë ndaj tërmetit të së hënës nuk ka qenë aq e shpejtë sa ai kishte shpresuar, transmeton InLajmi.
Erdogan është përballur me kritika nga të mbijetuarit për një numër të pamjaftueshëm të shpëtimtarëve dhe ndihmave humanitare që janë dërguar në ditët e para pas tërmetit, shkruan BBC.
Duke folur me gazetarët në qytetin jugor Adiyaman, i cili gjithashtu u godit nga tërmeti, ai tha “Aq shumë ndërtesa u dëmtuan sa për fat të keq, ne nuk ishim në gjendje të përshpejtonim ndërhyrjet tona aq shpejt sa kishim dëshiruar”. /InLajmi/