Kuvendi i ka thënë përfundimisht “Po” koeficientit prej 105 eurosh për Pagat në Sektorin Publik në Ligjin e Pagave.
Me 63 vota për, kanë kaluar në lexim të 2-të ndryshimet në Ligjin e Buxhetit për Vitin 2023, shkruan lajmi.net.
Ky Ligj u votua në formë të përshpejtuar.
Votimit i parapriu një debat i ashpër mes opozitës e opozitës.
Kjo e fundit, kërkonte që koeficienti mos të jetë nën 125 euro, me PDK-në që kërkoi që i njëjti të jetë 132 euro, shkruan Lajmi.net.

Kësisoj, pagat për muajin shkurt do të dalin sipas Ligjit të Ri të Pagave.