Ka ndërruar jetë ish-ushtari i UÇK-së, Asllan Ahmeti i cili dha kontribut të madh që nga fillimi i luftës e deri në përfundim, përcjell InLajmi.
Varrimi i të nderit do bëhet me datë 10.02.2023, në ora 15:00, në fshatin Shupkovc të Mitrovicës njoftoi faqja zyrtare e veteranëve të Mitrovicës.
Njoftmi i plotë i Veteranëve të Mitrovicës:
NJOFTIM MOTOR,
E nderuar familja Ahmeti, me pikëllim të thellë morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të familjarit tuaj e bashkëluftetarit tonë, Asllan Ahmet Ahmeti nga F.Sh. shupkovcit i Mitrovicës.
I ndjeri ishte ushtar i UÇK-së në ZOSH, në Brigadën 141, ” Mehë Uka,” prej fillimit të luftës e deri në përfundim, për kontributin e sakrificën e dhënë gjatë kohës kur ishte më se e nevojshme duke u ballafaquar me armikun shekullor. Ne jemi shumë mirënjohës e falënderues.
Me datën 10.02.2023, në ora 15:00, do te bëhet varrimi në fshatin Shupkovc të Mitrovicës.
Ne shprehim ngushëllime tona më të sinqerta familjes Ahmeti dhe bashkëluftëtarëve të UÇK-së.
Kryetari i OVL- UÇK-së
dega në Mitrovicë /InLajmi/