Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier, përcjell InLajmi.
Osmani me Hovenier ka biseduar për zhvillimet e fundit, përfshirë dialogun me Serbinë, bashkëpunimin ndërshtetëror dhe koordinimin e vazhdueshëm në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Tutje, Presidentja Osmani dhe ambasadori Hovenier kanë folur edhe për aktivitetet për 15 vjetorin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovë, si dhe aktivitete të tjera të përbashkëta. /InLajmi/