Ishte banorja Kiara Tito ajo që i dërgoi në nominim Tean, Trifonin, Dea Michele dhe Olta Gixharin, përcjell InLajmi.
Televotimi këtë javë është i tëri për 3-i bukuroshet, kjo falë të drejtës së Kiarës përmes “Kutisë së Pandorës” duke i nominuar tri vajzat.
Zgjedhja e Teas, Oltës dhe Deas po shihet si marrje “haku” për Efin e cila u eliminua javën e kaluar.
Luizi është pyetur nga Olta se cila prej tyre lë shtëpinë të shtunën, Luizi u shpreh se Tea, kurse kjo e fundit si reagim ndaj kësaj “prognoze” i drejtohet Luizit ndërsa i thotë nëse është mërzitur duke parë fytyrën e saj.
Luizi u përgjigj se atij nuk i mërzitet asnjë fytyrë në shtëpi, por sipas tij, publikut i është mërzitur Tea. /InLajmi/
