Në Kuvendin e Kosovës këtë të enjte është votuar Ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, përcjell InLajmi.
Në lidhje me këtë reagoi kryeministri i vendit, Albin Kurti i cili deklaroi se hap pas hapi drejt Byrosë së Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme.
Më tej Kurti tha se pasuria e fituar por që nuk arrin të justifikohet është përfitim i padrejtë, është padrejtësi.
Postimi i plotë i tij:
Hap pas hapi drejt Byrosë së Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme
Me mbështetjen e 66 deputetëve të Kuvendit të Republikës, Ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme mori edhe aprovimin e dytë për miratimin e tij të plotë. Falënderoj secilin dhe secilën prej tyre.
Pasuria e fituar por që nuk arrin të justifikohet është përfitim i padrejtë, është padrejtësi, madje e tillë që thellon pabarazitë. Konfiskimi i saj është kompensim për shoqërinë, është drejtësi. /InLajmi/