Pas miratimit të Ligjit për Byronë ka reaguar deputetja e Kuvendit të Kosovës, Doarsa Kica Xhelali, përcjell InLajmi.
Kica-Xhelali deklaroi se LDK, jo vetëm që votoi për byronë, por edhe mundësoi miratimin e ligjit.
Më tej ajo tha se LDK kryeson komisionin ad-hoc për Veting, ku ajo dhe deputeti Kujtim Shala, jemi aty.
Postimi i plotë i saj:
LDK, Vetingu, dhe Byroja
Thanë: LDK është kundër Vetingut
Sot LDK kryeson komisionin ad-hoc për Veting. Unë dhe deputeti Kujtim Shala, jemi aty.
Thanë: LDK është kundër Byrosë
Sot LDK, jo vetëm që votoi PËR Byronë, por edhe MUNDËSOI miratimin e ligjit. Pra, PA votat e LDK, nuk kalonte ligji. /InLajmi/