Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Time Kadriaj, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për keqqeverisje, raporton InLajmi.
Kadriaj shprehu shqetësimin për gjendjen e rëndë të qytetarëve për shkak të rritjes së çmimeve, duke thënë se kjo qeveri atyre ua rëndoi edhe më shumë gjendjen rritja e tatimit në pronë.
Sipas saj, Qeveria e Kosovës nuk po mendon për popullin, por për karriget e veta.
“Duke u marrë me tema politike po harrojmë se në çfarë gjendje të rëndë janë qytetarët e Kosovës, të cilëve në vend se të ndihmohen me këto rritje skandale të çmimeve, Qeveria e Kosovës ua rriti edhe tatimin në pronë. Domethënë kjo qeveri nuk po mendon për popoullin, kjo qeveri po mendon për karriget e veta”, tha ajo. /InLajmi/