• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 20 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Infermierë lajm i mirë për ju, kompania “Comsense” shpalos mundësi punësimi në Gjermani

Arjanita Osmanaj nga Arjanita Osmanaj
9 February 2023
në Kosovë
0 0
0
Infermierë lajm i mirë për ju, kompania “Comsense” shpalos mundësi punësimi në Gjermani
0
SHPERNDARJE
105
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeshefi ekzekutiv i kompanisë “Comsense”, e cila merret me rekrutimin e infermierëve në Gjermani, Lars-Peter Sonntag, ka shpalosur mundësitë e punësimit për të rinjtë kosovarë në këtë sektor.

Sonntag tha se ka vendosur që kompaninë e tij ta zgjerojë edhe në Kosovë, mes tjera vendesh, pasi që ka një mungesë infermierësh në Gjermani.

Tani për 3 vjet me radhë, “Comsense Kosova” rekruton infermierë kosovarë dhe i ndihmon në mësimin e gjuhës, gjetjen e punës, procesin e vizës, si dhe iu ofron vendbanim falas për 3 muaj.

Si sfidë kryesore që ka hasur në Kosovë, Sonntag ka përmendur bindjen e punëdhënësve në Gjermani për potencialin e mundshëm në Kosovë, e cila sfidë thotë se është tejkaluar dhe tashmë të rinjtë kosovarë janë të punësuar në shumë kompani të mëdha shëndetësore.

“’Comsense’ ka filluar qysh para 15-20 vitesh. Merret kryesisht me zhvillimin e personelit mjekësor. Para 15 vitesh e kam parë potencialin e mundshëm për mungesën e infermierëve, në bazë të parashikimeve demografike në Gjermani. Kemi filluar me vende të ndryshme si Spanjë, Rumani, Kroaci e kështu me radhë, por duke e parë nevojën e madhe që ka Gjermania, jam interesuar edhe për vende të tjera, të cilat janë më pro Evropës, me ç’rast kemi vendosur që ‘Comsense’ të vijë edhe në Kosovë”.

“Në Kosovë operojmë që 3 vjet dhe është interesante ta shohim procesin e zhvillimit të infermierëve, deri te punësimi në Gjermani. Më e rëndësishmja është që kandidatët e rinj ta dinë se ne i mbështesim dhe jemi aty për ata. I mbështesim edhe në zhvillim të vetvetes, jo vetëm në gjetjen e punës”, u shpreh ai.

Tutje, Sonntag tregoi se ka qenë sfiduese që t’i bindin kompanitë gjermane se populli shqiptar është punëtor, i përkushtuar me shkollim adekuat për profilet e kërkuara.

“Sfida më e madhe që kemi hasur ka qenë bindja e punëdhënësve në Gjermani për potencialin e mundshëm në Kosovë, për arsye se vendi nuk ka qenë shumë i njohur për ta. Është dashur t’i bindim se populli shqiptar është punëtor, i përkushtuar, ia del, dhe sigurisht se e kanë edhe një shkollim adekuat që përshtatet për këto profile të cilat kërkohen. Me kalimin e kohës është tejkaluar kjo sfidë dhe tani kemi shumë të rinj kosovarë të punësuar në klientë të mëdhenj shëndetësor”.

Një sfidë tjetër me të cilën “Comsense” u ballafaqua në Kosovë ka qenë edhe fitimi i besimit nga vetë të rinjtë, pasi që siç tregoi Sonntag ka pasur shumë agjenci të këtij lloji që i kanë “mashtruar”. Prandaj, edhe është dashur që ta dëshmojnë se janë ndryshe.

“Agjenci të ndryshme kanë ofruar mundësi punësimi për të rinjtë pa pasur bashkëpunëtorë në Gjermani, domethënë i kanë futur njerëzit në procese dhe i kanë lënë në gjysmë. Kështu që është rritur mosbesimi dhe kjo ka ndikuar në mosbesim edhe ndaj neve. Na është dashur ta dëshmojmë se ne jemi vërtet ndryshe, e jo një ndër këto agjenci”.

Sonntag për EO tregoi se ndihmojnë të rinjtë e interesuar në mësimin e gjuhës, gjetjen e punës, procesin e vizës, si dhe ju ofrojnë vendbanim falas për 3 muaj.

“Kjo është punë e cila shkon me premtime, premtim pas premtimi. Premtimi i parë është se do t’ua mësojmë gjuhën gjermane; premtimi i 2-të për gjetjen e vendit të punës; premtimi tjetër për mbështetjen gjatë procesit të vizës, procesit të njohjes e kështu më radhë. Janë të gjitha premtime që deri tani i kemi mbajtur”.

Sonntag tha se shpeshherë kandidatët kanë pritshmëri të larta, prandaj kanë hasur edhe në sfidën e menaxhimit të pritjeve.

“Sfida tjetër është çështja e menaxhimit të pritjeve. Ka pritje të ndryshme të kandidatëve se deri ku shkon mbështetja ose në çfarë forme është mbështetja, ose çka i pret atje. Sfida e menaxhimit të pritjeve është nga të 2-ja anët çka bëjmë ne por edhe se çka duhet të bëjë një kandidat’.

Ai tha se ka parë një vullnet ndryshe se për t’ua bërë rrugëtimin më të lehtë këtyre të rinjve, mbahen edhe trajnime.

“Kam parë një vullnet ndryshe tek të rinjtë e Kosovës, ndryshe prej vendeve të tjera të cilat janë afër BE-së. Është një vullnet, një forcë mbrapa këtyre të rinjve që nuk dorëzohen. Nuk presim që secili që shkon atje ka strategji, ta dijë ku të fillojë, t’i dijë qëllimet dhe hapat që duhet t’i ndjekë, prandaj edhe mbajmë trajnime që tua bëjmë më të lehtë rrugën me neve”, u shpreh Sonntag.

Tags: BEGjermaniInfermierë
Postimi i mëparshëm

A janë gati komunat të raportojnë për dëmet pas vërshimeve, flasin zyrtarë komunal

Postimi tjetër

Shqipëri, rritet çmimi i nënprodukteeve të qumshtit, Autoriteti i Konkurrecës humlumton tregjet

Të ngjajshme Postime

KQZ-ja me detaje për verifikimin e rezultateve, përmbyllet procesi në 13 komuna
Kosovë

KQZ-ja me detaje për verifikimin e rezultateve, përmbyllet procesi në 13 komuna

16 October 2025
Mot me vranësira e intervale kohore me diell
Kosovë

Në Kosovë pritet të mbajë mot i freskët, me vranësira të shpeshta

29 September 2025
Pamje / Rrahen mes vete disa gra e burra në mes të sheshit në Mitrovicë, paraqiten si lëmoshkërkues palestinezë
Kosovë

Pamje / Rrahen mes vete disa gra e burra në mes të sheshit në Mitrovicë, paraqiten si lëmoshkërkues palestinezë

28 September 2025
Ushtarët e FSK-së përgatiten për qitje nga distanca të largëta
Kosovë

Ushtarët e FSK-së përgatiten për qitje nga distanca të largëta

28 September 2025
Zgjedhjet e 12 Tetorit, Italia i sjell 24 karabinierë në Kosovë
Kosovë

Zgjedhjet e 12 Tetorit, Italia i sjell 24 karabinierë në Kosovë

25 September 2025
548 raste të reja me tuberkuloz për vitin 2024
Kosovë

548 raste të reja me tuberkuloz për vitin 2024

25 September 2025
Postimi tjetër
Shqipëri, rritet çmimi i nënprodukteeve të qumshtit, Autoriteti i Konkurrecës humlumton tregjet

Shqipëri, rritet çmimi i nënprodukteeve të qumshtit, Autoriteti i Konkurrecës humlumton tregjet

Lajmet e fundit

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

16 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu