Shteti i Turqisë dhe ai i Sirisë janë goditur tmerrësisht keq nga tërmetet ditëve të fundit, e që kjo shkaktoi vdekjen e mijëra personave nga të 2-ja vendet, raporton InLajmi.
Në seancën plenare e cila po mbahet në Kuvendin e Kosovës deputeti nga komuniteti turk në Kosovë, Enis Kervan zgjodhi t’i falendëroi institucionet dhe popullin e Kosovës për ndihmën që po i ofron Turqisë pas tërmetit.
Deputeti shfrytëzoi foltoren e kuvendit të thotë se shpëtimi i fëmijës 2 vjeçar dhe nënës së tij nga ana e Forcave të Sigurisë së Kosovës e bëri të ndihet krenar.
“Shpëtimi i një fëmije 2 vjeçar dhe nënës së tij nga FSK-ja më bëri edhe një herë krenar për shtetin tim”, tha ai.
Kervan tha se Kosova është vend i fortë e këtë po e tregon duke iu qëndruar pranë vendeve mike.
“Jam krenar sepse Kosova ime tani është bërë një vend i fortë i cili qëndron pranë vendeve mike”, tha Kervani./InLajmi/