Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, është shprehur i lumtur nga fakti se Kosova po i afrohet ratifikimit të marrëveshjeve të Procesit të Berlinit për lirinë e lëvizjes dhe njohjen e kualifikimeve profesionale dhe akademike në Ballkanin Perëndimor, përcjell InLajmi.
“Gëzohem që shoh që Kosova po i afrohet ratifikimit të marrëveshjeve të Procesit të Berlinit për lirinë e lëvizjes dhe njohjen e kualifikimeve profesionale dhe akademike”.
Tutje ai shpreson ratifikim të shpejtë të këtyre projektligjeve nga Kuvendi.
“Pas miratimit të projektligjeve nga Qeveria, shpresoj në një ratifikim të shpejtë nga Kuvendi”. /InLajmi/
https://twitter.com/EUAmbKS/status/1623610833308729344?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1623610833308729344%7Ctwgr%5E5046b54d74478fff06becf07250bb660974c640d%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fekonomiaonline.com%2Fmarreveshjet-e-procesit-te-berlinit-szunyog-shpresoj-ne-ratifikim-te-shpejte-nga-kuvendi%2F