Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së mëkures ka miratuar kërkesen e Ministrisë së Shëndetësisë për pagesën e specializantëve me vetëfinancim, raporton InLajmi.
Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, ka njoftuar se ka pasur kërkesa për përfshirje në subvencionim edhe nga shtetet fqinje.
“Kemi pasur kërkesa të specializantëve nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria për tu përfshirë në skemën e subvcenionimit ngjashëm sikur është vepruar edhe me specializantët e Komunës së Preshevës”. /InLajmi/