Ka ndërruar jetë trajneri legjendar Miroslav Çiro Blazheviq.
Çiro ka kohë që luftonte me kancerin e prostatës dhe tani fatkeqësisht e ka humbur atë betejë.
Çiro duhej të festonte nesër 88-vjetorin e lindjes.
Çiro Bllazheviq luajti për ekipe si Dinamo e Zagrebit, Lokomotiva, Sarajeva, Rijeka e Sioni, shkruan Gazeta Blic.
Ai ishte edhe trajner i Prishtinës në vitin 1986, në kohën kur tani klubi i kryeqytetit të Kosovës luante në ligën e parë federative të ish-Jugosllavisë.