8 shkurti është dita e 39 e vitit, deri në fund të tij janë edhe 326 ditë.
Ngjarje
421 – Constantius III u bë perandor i Perandorisë Perëndimore Romake.
1575 – U themelua Universiteit Leiden e iu dha motoja “Praesidium Libertatis”.
1910 – William D. Boyce, botues nga qyteti Chicago, i bëri kërkesë zyrtare qeverisë federale në Uashington, për krijimin e organizatës Boy Scouts of America.
1915 – U dha premiera e filmit The Birth of a Nation (Lindja e një Kombi).
1918 – U botua për herë të parë gazeta The Stars and Stripes.
1949 – Kardinal Mindszenty i Hungarisë u dënua për tradhëti.
1952 – Elizabeth II u shpall Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar.
1971 – Debutoi tregu i letrave me vlerë NASDAQ.
1999 – Në selinë e Misionit Verifikues të OSBE-së në Prishtinë u deklarua se shqiptarët të shkonin t’i merrnin kufomat e Masakrës së Reçakut edhe atë me urdhër nga policia serbe që ato të merren të gjitha përnjëherë duke u identifikuar familjarët përmes dokumenteve.
1999 . Organizata amerikane për të drejtat e njeriut “Hjumen rajts Uoç” publikoi raportin me titull “Java e terrorit në Drenicë” në të cilin përshkruhet se si forcat speciale serbe ka fundi i shtatorit të vitit të kaluar masakruan 21 civilë në fshatin Obri e Epërme, dhe vranë 13 burra në fshatin e afërt Golluboc.
2003 – Berlin, Qeveria federale gjermane refuzoi një rezolutë të re të Kombeve të Bashkuara ku do të parashikonte një kërcënim me sulm ushtarak ndaj Irakut.
2003 – Në Kosovë u formua organizata “Serbët e bashkuar” nën urdhër të Beogradit në krye të së cilës vihet një pjesëtar i Shërbimit Sekret Serb.
2008 – Nebraska ndaloi përdorimin e karriges elektrike si metodë për vrasje të të dënuarve.
Lindje
1290 – Afonso IV, mbret së Portugalisë (vdiq më 1357)
1828 – Jules Verne, shkrimtar francez (vdiq më 1905)
1911 – Elizabeth Bishop, poete amerikane
1986 – Agnesa Vuthaj, ish mis Kosova dhe Shqipëria
Vdekje
1587 – Mary I Stuart, mbretëreshë së Skocisë (lindi më 1542)
1696 – Ivan V, perandor rus (lindi më 1666)
1955- Byron Dean lindi në Marion, Indiana; vdiq më 30 shtator 1955 në Cholame, Kalifornia. Ishte aktor amerikan i filmit dhe teatrit