Anëtarja e Partisë Socialdemokrate Teuta Rrusta, ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe ruan konfliktin dhe krijon mentalitetin e ndarjes në mes shqiptarëve dhe serbëve, përcjell InLajmi.
Sipas Rrustës, kjo ndarje është e kundërta e integrimit dhe bashkëpunimit.
Ajo thotë se Kosova pas Asociacionit do të ketë rritje të nacionalizimit e vetëm qytetarë nuk do të ketë në vend.
Postimi i plotë i saj:
Skenat në veri e kanë ndërtuar një masë krahasuese aq të errët saqë çdo marrëveshje që i ikë atij skenari, në shikim të parë, duket e pranueshme? Logjikat konfliktuoze këso pamje e situata prodhojnë.
Asociacioni i komunave me shumicë serbe punon po në këtë drejtim. Ruan konfliktin, por dëmi më i madh është mentalitetin që e prodhon ndarja, ne dhe ata. Tjetri si rrezik, si armik. Kjo është e kundërta e integrimit e bashkëpunimit.
Rritja e nacionalizmit na numron vetëm si “2 shqiptarë më pak” ose më shumë. Kështu të paktën numron kryeministri. Kështu do të punojë Kosova e pas Asociacionit. Veç për kategorinë qytetarë nuk do të ketë vend. /InLajmi/