Ish-diplomatja Edita Tahiri, ka reaguar pas vendimit të kryeministrit Albin Kurti që të pranojë në praktikë propozimin e BE-së, përcjell InLajmi.
Tahiri thotë se kryeministri e ka marrë këtë vendim duke e anashkaluar opozitën dhe duke pranuar planin pa njohje reciproke me Serbinë.
Sipas Tahirit, interesi kombëtar dhe shtetëror është në rrezik.
Postimi i plotë i saj:
Një opozitë e anashkaluar nga kryeministri i Kosoves duke pranuar planin pa njohje reciproke me Serbinë! po më intereson si do të jetë reagimi i opozites? Interesi kombëtar dhe shtetëror është në rrezik. /InLajmi/
