Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës zyrtare në Mal të Zi është pritur me nderime të larta shtetërore nga presidenti Milo Đukanović, përcjell InLajmi.
Marrëdhëniet ndërmjet të 2 shteteve janë vlerësuar të shkëlqyeshme, teksa të 2 presidentët shprehën gatishmërinë për thellimin e tyre.
Presidentja Osmani ka theksuar se Kosovën dhe Malin e Zi i lidhë përkushtimi i 2anshëm për të ardhmen euroatlantike. Ajo theksoi se integrimi i plotë i Kosovës dhe Malit të Zi në strukturat euroatlantike nuk është vetëm opsion, por është një domosdoshmëri.
Në këtë frymë, Presidentja Osmani tha se tendencave të Rusisë dhe aleatit të saj, Serbisë për destabilizim të rajonit, duhet t`i kundërvihen të 2 shtetet.
Në takim, Presidentja Osmani ka marrë mbështetjen e Presidentit Đukanović për anëtarësim në Këshillin e Evropës, por edhe në organizata të tjera ndërkombëtare.
Duke vlerësuar mbështetjen e Malit të Zi, Presidentja Osmani ka falënderuar homologun Đukanović për kontributin e shtetit të tij gjatë vitit 1999, kur shkaku i luftës në këtë shtet u strehuan refugjatë nga Kosova.
Në takim u diskutua edhe për zgjerimin e bashkëpunimit jo vetëm në politikën e jashtme, por edhe në fushën e shkëmbimit ekonomik, tregtar, turizëm, arsim dhe fusha të tjera të interesit të 2-anshëm. /InLajmi/