Edhe pse kanë kaluar më shumë se 30 orë nga tërmeti i parë i fuqishëm 7.8 rihter shpresat janë të mëdha për të nxjerrë të gjallë shumë persona të bllokuar nën ndërtesat e shembura.
Një rast i fundit vjen nga provinca e Hatay-t, një nga më të prekurat nga tërmeti. Teksa ekipet e kërkim-shpëtimit kërkonin mbi rrënoja, kanë dëgjuar zërin e një babai, i cili ka kërkuar dëshpërimisht ndihmë të nxirret për të shpëtuar më pas fëmijët e tij.
“Nëse më nxirrni, unë di ku janë fëmijët dhe mund t’i shpëtojmë”, ka thënë ai, transmeton A2CNN.
Aktualisht, me dhjetëra persona janë duke punuar në ndërtesën e shembur, por ende nuk kanë arritur të nxjerrin të nxjerrin të bllokuarit. Deri në mesditë, më shumë se 5 mijë persona janë konfirmuar të vdekur, por ekziston frika se ky numër mund të rritet ndjeshëm.