Trajneri turk i Yeni Malatyaspor, Yilmaz Vural dha një lajm të hidhur, dhe tronditi botën e sportit, teksa njoftoi për humbjen e jetës së portierit Ahmet Eyup Turkaslan pas tërmetit që goditi Turqinë një ditë më parë.
Lajmin e vdekjes tragjike të portierit e dha në transmetim direkt në një television, derisa Vural e jepte lajmin e hidhur në lot. “Portieri ynë na la” – ishin ndër fjalët e trajnerit turk, njoftojnë mediat turke.
Mbi 5.000 persona humbën jetën dhe mijëra të tjerë mbetën të lënduar nga tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë, konkretisht pjesën juglindore të vendit, transmeton TëVë1.
Tërmeti i fuqishëm kishte magnitudë 7.4 ballë të shkallës rihter, ndërsa u ndje edhe në disa shtete fqinje, përfshirë Sirinë në të cilën gjithashtu mijëra njerëz humbën jetën.
Yılmaz Vural,Yeni Malatyaspor kalecisi Ahmet Eyüp Türkaslan’ın cansız bedeninin enkazdan çıkarıldığını açıkladı.#deprem pic.twitter.com/UwsJTTmEth
— erdoğan uluocak (@uluerdo) February 7, 2023