Komandanti i grupit të kërkim-shpëtimit nga Kosova të dërguar në Turqi, Egzon Syla, la folur për situatën e krijuar nga tërmetet në Turqi.
Syla është shprehur për A2CNN se grupi përbëhet nga më shumë se 30 veta, të cilët janë të specializuar për situata të tilla, ndërsa kanë edhe qen për kërkim-shpëtimin.
“Kemi nisur dje udhëtimin me avion, por për shkak të fluksit ende nuk kemi arritur në zonën ku do të ndërhyjmë. Ne kemi 2 ekipe të kërkim-shpëtimit urban, kemi edhe qenë të kërkim-shpëtimit. Shpresoj të ndihmojmë me sado të mundemi. Kemi një grup më shumë se 30 veta”, u shpreh Egzon Syla, komandant i grupit.