Qytetarët e komunitetit turk në Prizren gjatë gjithë së hënës nuk i ndalën telefonatat me Turqinë.
Ata interesoheshin për shëndetin e familjarëve të tyre pas tërmetit shkatërrues që goditi juglindjen e shtetit turk në orët e para të 6 shkurtit.
Ndonëse viktima e të lënduar nuk janë lajmëruar se ka nga Kosova, lëkundjet e njëpasnjëshme mijëra kilometra larg i prekën edhe bashkëkombësit e tyre në Prizren, shkruan KlanKosova.
Ky komunitet është mirënjohës që Qeveria e Kosovës ofroi ndihmë për Turqinë dhe popullin e saj që kjo tragjedi të kalohet sa më lehtë.