Kryeministri Kurti deklaroi se Kosova e pranon propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përcjell InLajmi.
Kjo deklaratë e parit të Qeverisë nxiti reagimin e shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.
Tahiri tha se Kurti e pranoi planin franko-gjerman pa pasur guxim të thotë se cili është në të vërtetë ai plan, çfarë përmban, sa pika, sa prej tyre pika kompromisi e sa në favor të Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
E pranoi planin franko-gjerman. Pa pasur guxim të thotë se cili është në të vërtetë ai plan, çfarë përmban, sa pika, sa prej tyre pika kompromisi e sa në favor të Kosovës dhe në përputhje me kushtetutën. Pra, 4 ditë rezistencë prej letre dhe kushtet e Kurtit, me gjasë do mbahen mend për avullim në kohë rekord. Kosovë, urime themelimi i Zajednicës, dhuratë nga Kryeministri, shkëlqesia e tij z. Albin Kurti. /InLajmi/