Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri është rritur në të paktën 1.824 pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 7.8 ballë që tronditi Turqinë jugore herët të hënën, transmeton InLajmi.
Në Siri, të paktën 430 njerëz kanë vdekur, kryesisht në rajonet e Aleppo, Hama, Latakia dhe Tartus.
Ndërkohë, grupi “Helmetat e Bardha”, i njohur zyrtarisht si Mbrojtja Civile e Sirisë, raportoi gjithashtu të paktën për 380 të vdekur dhe 1.000 të plagosur në zonat e kontrolluara nga opozita në veriperëndim të Sirisë, shkruan CNN.
Ndryshe, SHBA, BE dhe NATO janë shprehur të gatshme të ndihmojnë Sirinë dhe Turqinë. /InLajmi/