Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama bëri të ditur se një skuadër shqiptare prej 53 trupash të kërkim-shpëtimit dhe ndihmës shëndetësore, bashkë me mjetet e nevojshme u nisën drejt Turqisë, përcjell InLajmi.
Rama tregoi se këta trupa u nisën në një mision solidariteti vëllazëror përkrah të gjitha skuadrave të tjera aleate.
Ndryshe këtë të hënë Turqinë e goditën tërmete të njëpasnjëshme të cilat ishin vdekjeprurës.
Postimi i plotë i tij:
Një skuadër shqiptare prej 53 trupash të kërkim-shpëtimit dhe ndihmës shëndetësore, bashkë me mjetet e nevojshme u nisën drejt Turqisë mike, në një mision solidariteti vëllazëror përkrah të gjitha skuadrave të tjera aleate, për të bashkuar forcat në përballimin e plagëve të hapura të tërmetit tragjik /InLajmi/
