Marrëdhënia e Atdheut dhe Julit po komentohet në këtë prime të “Big Brother Kosova Vip”, përcjell InLajmi.
Pas diskutimeve të shumta të banorëve për marrëdhënien e 2-shes edhe opinionistet dhanë fjalën e tyre.
Olti Curri duke folur për marrëdhënien e tyre deklaroi se më shpejt u lidhen Atdheu e Juli, sesa të vijë një picë në shtëpi.
Ndryshe pas pak do bëhet e ditur se kush do ta lë këtë spektakël ku të nominuar janë të gjithë banorët. /InLajmi/