Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se numri i të vdekurve kishte arritur në të paktën 912 persona vetëm në vendin e tij pas tërmetit 7.8 ballë, i cili ishte me qendër afër Gaziantepit, transmeton InLajmi.
Një tërmet masiv me magnitudë 7.8 goditi Turqinë jugore të hënën, duke vrarë më shumë se 1.300 njerëz në Turqi dhe Siri, ndërsa dhjetëra të tjerë u bllokuan në rrënojat e ndërtesave të rrëzuara, shkruan NBC.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha gjithashtu se 5.383 persona janë lënduar. /InLajmi/




















