Mënyra se si Dani Alves e kalon kohën pas grilave dëshmon se edhe në burg jeta e të famshmëve dhe të pasurve është ndryshe nga pjesa tjetër e popullsisë.
Ai ka një sërë privilegjesh, ndërsa është në paraburgim në pritje të fillimit të gjyqit.
Kujtojmë se Dani Alves ndodhet në paraburgim për shkak të akuzave se ka dhunuar një vajzë 23-vjeçare në klubin e natës Sutton në Barcelonë në fund të dhjetorit të vitit të kaluar.
Ai po mbahet në burgun Brians 2, në pritje të fillimit të gjyqit të tij, pasi u transferua atje nga Brians 1 më i rreptë dhe pasi iu mohua lirimi me kusht, shkruan Mundo Deportivo.
Burimet spanjolle theksojnë se ai nuk po kalon aq keq atje nëse jeta e tij krahasohet me jetën e të tjerëve nga mjedisi i tij. Dani Alves strehohet i ndarë nga të burgosurit e tjerë dhe në momentet kur bie në kontakt me ta, si në mensë apo në oborr, shoqërohet nga 4 policë, përcjell Gazeta Blic.

I lejohet të shpenzojë 100 euro në ditë në dyqanin e burgut dhe i shpenzon për pije energjik, deodorantë, shampo… Të tjerët nuk e kanë atë luks. Së fundmi e ka vizituar bashkëshortja e tij Joana Sanz.