Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti këtë të hënë u takua me të dërguarin special të BE-së Miroslav Lajçak, përcjell InLajmi.
I pari i ekzekutivit të Kosovës pas takimit u deklarua se Kosova e pranon propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Kurti deklaroi se e konsiderojnë propozimin si një bazë të mirë për diskutime të mëtejshme dhe një platformë solide për të ecur përpara.
Ai shtoi se ka pyetje të rëndësishme rreth këtij plani e të cilat do t’i adresojë në Bruksel. /InLajmi/
Good exchange with EU special envoy @MiroslavLajcak over a working lunch in Prishtina. We do accept the EU proposal for normalization of relations between Kosova and Serbia, and consider it a good basis for further discussion and a solid platform for moving forward. pic.twitter.com/gKrymnQAmF
— Albin Kurti (@albinkurti) February 6, 2023
