Kryekuvendari, Glauk Konjufca ka shprehur ngushëllime për Turqinë pasi së fundmi ajo u godit nga tërmet i fuqishëm i cili ua mori jetën shumë personave, përcjell InLajmi.
Konjufca tha se këto çaste të vështira mendja dhe zemra është tek populli turk dhe tek familjet e atyre që humbën jetën.
I pari i legjislativit ndërkaq në emrin e tij dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës ka shprehur ngushëllime të sinqerta për popullin turk.
Postimi i plotë i tij:
I pikëlluar thellë për përmasat tragjike të termetit, që goditi sot Turqinë në orët e hershme të mëngjesit.
Nga njoftimet e deritashme bëhet e ditur se qindra njerëz kanë humbur jetën dhe janë shkaktuar dëme materiale të pallogaritshme.
Në këto çaste të vështira e tronditëse, zemrat tona të thyera janë me familjet e viktimave të termetit dhe lutemi për shërimin e të lënduarve.
Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim i shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe solidaritetin popullit turk, Presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, Asamblesë së Madhe Kombëtare dhe Presidentit të saj, Mustafa Sentop./InLajmi/