Zëdhënësja e Aeroportit të Prishtinës, Valentina Gara njoftoi se këtë të hënë kanë pranuar një kërcenim për bombë, përcjell InLajmi.
Më tej ajo njoftoi se ekipet emergjente janë involvuar në detyrat dhe përgjegjësitë e caktuara.
Postimi i plotë i saj:
Njoftim zyrtar!
Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcenim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuar. Ekipet emergjente jane involvuar ne detyrat dhe pergjegjesite e caktuara. /InLajmi/