Shqiptari i mbijetuar nga tërmeti në Turqi, Bruno Dodi ka rrëfyermomentet e para pas dridhjeve të forta të tokës.
Dodi tha se pak para se të ndodhte tërmeti, sikur e kishte parandjerë se do të ndodhte një fenomeni natyror, pasi tha se ishte shumë i shqetësuar.
Dodi ka treguar se në spitalin e qytetit, në Adana janë duke marrë trajtim të gjithë të mbijetuarit që kanë përsuar nga kjo fatkeqësi.
‘Sikur e ndijeja brenda vetës. Isha shumë i shqetësuar bile, dhe ndodhi kjo. Zbrita mbrapa nga shkallët në hotel. Hoteli kishte strukturë të fortë. Njerëzit ishin në panikë. Hoteli kishte mbi 500 mysafirë, ndoshta edhe më shumë. Ne zbritëm shëndosh e mirë. Ishte ndër hotelet më të mira. Kam pa shumë ndërtesa gati për tu rrëzuar. Njerëzit dolën jashtë. Policia e ushtria në kohë rekorde nxori njerëzit jashtë. Adana ka spitalin më të madh turk”, ka treguar Dodi në Politiko.
Ai ka shtuar se fushatë e futbollit, xhamitë, stadiumet e hotelet janë shndërruar në spitale duke ju ofruar ndihmë të gjithëve që kanë pësuar nga tërmeti.