Turqia Jugore është goditur nga një tërmet shkatërrues në orët e hershme të mëngjesit të së hënës, ku magnituda e tij ishte 7.6 ballë dhe nga ky tërmet humbën jetën qindra persona, përcjell InLajmi.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i pikëlluar nga kjo ngjarje ka bashkëndjerë fatkeqësinë e popullit turk, ndërsa familjarëve të viktimave u shprehë ngushëllime.
Haradinaj i ka propozuar Qeverisë së Kosovës që ta ndanë një fond emergjent dhe ta angazhojë FSK-në për t’i ofruar ndihmë Turqisë.
Postimi i plotë i tij:
I prekur thellë nga ngjarjet tragjike pas tërmetit të fuqishëm që goditi sot Turqinë. Mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe të plagosurit. Në këto rrethana të vështira për popullin e Turqisë, lutemi që kjo gjendje të kalojë me sa më pak viktima dhe me sa më pak dëme!

I propozoj Qeverisë së Kosovës ndarjen e një fondi emergjent për ofrimin e ndihmave të nevojshme humanitare dhe ofrimin e ndihmës së njësive operacionale nga FSK-ja./InLajmi/