Zëdhënsja e Aeroportit të Prishtinës Valetina Gara njoftoi se janë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe hetimore nga organet kompetente për alarmin për bombë, përcjell InLajmi.
Gara shtoi se kjo rezultoi se kërcënimi me bombë ka qenë alarm i rrejshëm dhe se Aeroporti Ndërkombëtar Adem Jashari është i hapur për fluturime.
Postimi i plotë i saj:
Ju njoftojmë se janë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe hetimore nga organet kompetente të Republikës së Kosovës.Kjo ka rezultuar se kërcënimi me bombë ka qenë alarm i rrejshëm.ANP ‘Adem Jashari’ është i hapur për fluturime, dhe të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht. /InLajmi/