• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 16 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Rajon Shqipëri

Shqipëri, zonat veriore vazhdojnë të kenë ritme të ulëta zhvillimi

Shqipe Vishaj nga Shqipe Vishaj
6 February 2023
në Shqipëri
0 0
0
Shqipëri, zonat veriore vazhdojnë të kenë ritme të ulëta zhvillimi
0
SHPERNDARJE
24
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Zona malore në veri të Shqipërisë vazhdon të ketë ritme të ulëta zhvillimi krahasuar me pjesën tjetër të vendit. Megjithëse me burime të shumta në fushën e energjetikës, pyjeve, mineraleve dhe vlerave turistike, kjo zonë vlerësohet si ndër më të varfrat në Shqipëri.

Komunitetet lokale nuk arrijnë të përfitojnë thuajse asgjë nga shfrytëzimi që i bëhet pasurive natyrore që gjenden në territorin e bashkive të tyre. Kështu, në bashkinë Vau Dejës, që përfshihet në Qarkun e Shkodrës, gjenden një numër hidrocentralesh që mbulojnë me energji elektrike një pjesë të madhe të territorit të Shqipërisë, e megjithatë, nga shfrytëzimi i kësaj pasurie ujore, komuniteti i kësaj zone nuk përfiton thuajse asgjë.

“Bashkia Vau Dejës është një pikë e rëndësishme në prodhimin e energjisë elektrike, sepse nuk kemi vetëm 2 hidrocentrale, por kemi Komanin, Vaun e Dejës, kemi Ashtën 1 dhe Ashtën 2. Gjithashtu edhe 2 hidrocentrale të vogla që po bëhen në zonën e Vig-Mnelës. Të them të drejtën, të ardhurat prej hidrocentraleve janë të vogla, po të thuash nuk ndikojnë absolutisht në ekonominë e bashkisë Vau Dejës”, thotë kryetari i kësaj bashkie Mark Babani.

Sipas Institutit të Statistikave, Qarqet Kukës dhe Dibër kanë normat më të larta të varfërisë në Shqipëri. Për shkak të kësaj situate, mbështeten me ndihmë ekonomike 18 mijë e 88 familje të varfëra. Ndërkohë, Qarqet Dibër dhe Kukës vazhdojnë të kenë nivel të lartë të migracionit të brendshëm. Vetëm gjatë vitit 2021 nga të 2 këto qarqe u larguan 5487 persona. Qarku i Kukësit, ku përfshihen bashkitë Kukës, Has dhe Tropojë, është një nga zonat më të pasura me minerale dhe burime ujore, që shfrytëzohen nga kompani private, por, prej tyre, komunitetet lokale vazhdojnë të mos përfitojnë asgjë.

“Vetëm bashkia Kukës ka diku 34 kompani minerare, të cilat marrin të ardhura të konsiderueshme përmes investimit që kanë kryer në miniera, sikurse janë edhe 18 hidrocentrale të ndërtuar përgjatë lumenjve dhe rrjedhave ujore në rrethin e Kukësit. Por, fatkeqësisht, Kukësi vazhdon të mbetet rrethi dhe qarku më i varfër në Shqipëri për shkak se kompanitë, që kanë investu, thjesht kanë shfrytëzu natyrën, burimet, por nuk është kthyer asgjë në këmbim për komunitetin”, thotë Rifat Demalija, drejtuesi i Qendrës për Progres Rinor në Kukës.

Në më të shumtën e rasteve, kompanitë private shfrytëzojnë pa kriter dhe jashtë kontrollit pasuritë natyrore të kësaj zone, duke dëmtuar infrastrukturën rrugore dhe mjedisin natyror, me pasoja për jetesën e komuniteteve lokale. Janë të herëpashershme protestat e banorëve të fshatrave të Mirditës, Dibrës dhe Tropojës për marrjen e burimeve të ujit nga ndërtimi i HEC-eve, apo protestat e banorëve të Postribës, në Shkodër, për ndotjen e burimeve të ujit të pijshëm nga guroret.

Sipas Demalija, pjesa më e madhe e kompanive, nuk përmbushin detyrimin ligjor për t’a kthyer mjedisin në gjendjen fillestare.

“Kompanitë duhet të derdhin një taksë në qeverisjen vendore, që është diku tek 400 mijë lekë për megavat, apo 500 mijë lekë për shfrytëzim minerali për km2 të cilat, sigurisht, mund të mblidhen nga qeverisja vendore. Por, në fakt, këto nuk shkojnë tek banorët e zonave ku kompanitë shfrytëzojnë burimet natyrore. Këtë e them me bindje sepse shikojmë zona të pazhvilluara, me rrugë të degraduara, me shkolla në gjendje të mjerueshme, pa qendra shëndetësore, mungesë ujësjellësash”, thotë ai.

Ndërkohë, sipas kryetarit të bashkisë Vau Dejës, Mark Babani, në vend që të shtohen detyrimet ligjore të kompanive për të kontribuar nga fitimet e tyre në ekonominë e komuniteteve lokale, këto detyrime po zvogëlohen gjithnjë e më shumë.

“Me një vendim qeverie janë hequr taksat për mbi ndërtimin dhe mbi truallin e hidrocentraleve. Nuk merret më prej bashkisë, kështu që bashkia nuk ka përfitime prej hidrocentraleve”, thotë ai për VOA.

Ecuria ekonomike e qarqeve veriore të Shqipërisë, dëshmon shfrytëzimin pa kriter të burimeve natyrore, përdorimi i të cilave nuk i çon të ardhura qytetit dhe as komuniteteve lokale. Kjo është edhe një nga shkaqet, që zona veriore e Shqipërisë vazhdon të ketë ritmet më të ulëta të zhvillimit dhe treguesit më të lartë të largimit të banorëve, kryesisht të rinjve. Sipas “Vjetari Rajonal Statistikor-2022”, publikuar nga INSTAT, 4 qarqet veriore, Shkodra, Lezha, Kukësi dhe Dibra, regjistrojnë 10839 persona të larguar nga 42.500 të larguar në shkallë vendi.

 

Tags: DibraKukësiZhvillimi ekonomik
Postimi i mëparshëm

Kushtoi 10 milionë dollarë, kjo është skulptura interesante në rrugët e New Yorkut

Postimi tjetër

Vdes ish-presidenti i Pakistanit në moshën 79-vjeçare

Të ngjajshme Postime

Duka: Fitorja ndaj Serbisë, e paharrueshme – Kosova me potencial të madh
Shqipëri

Duka: Fitorja ndaj Serbisë, e paharrueshme – Kosova me potencial të madh

16 October 2025
Incidenti i sopranos Eva Golemi gjatë shfaqjes La Traviata, reagon TKOB: Gjendja shëndetësore e qëndrueshme
Shqipëri

Incidenti i sopranos Eva Golemi gjatë shfaqjes La Traviata, reagon TKOB: Gjendja shëndetësore e qëndrueshme

28 September 2025
Spiropali: BE duhet t’i heq sanksionet, Institucionet në Kosovë sigurisht duhet të jenë më përgjegjëse
Shqipëri

Spiropali: BE duhet t’i heq sanksionet, Institucionet në Kosovë sigurisht duhet të jenë më përgjegjëse

25 September 2025
Prindërit shqiptarë më të mirët në Evropë për mbështetjen ndaj adoleshentëve
Shqipëri

Prindërit shqiptarë më të mirët në Evropë për mbështetjen ndaj adoleshentëve

24 September 2025
FSK-ja stërvitje në Shqipëri për gjuajtje taktike me mortajë
Shqipëri

FSK-ja stërvitje në Shqipëri për gjuajtje taktike me mortajë

24 September 2025
Shkarkohet zyrtarisht kryebashkiaku Erion Veliaj
Shqipëri

Shkarkohet zyrtarisht kryebashkiaku Erion Veliaj

23 September 2025
Postimi tjetër
Vdes ish-presidenti i Pakistanit në moshën 79-vjeçare

Vdes ish-presidenti i Pakistanit në moshën 79-vjeçare

Lajmet e fundit

Si ndërtohet një lidhje e lumtur dhe e qëndrueshme?

Si ndërtohet një lidhje e lumtur dhe e qëndrueshme?

16 October 2025
Dokumenti do të publikohet të enjten – zbulohen detaje rreth ‘murit të dronëve’ që BE planifikon ta ketë funksional kundër Rusisë

Dokumenti do të publikohet të enjten – zbulohen detaje rreth ‘murit të dronëve’ që BE planifikon ta ketë funksional kundër Rusisë

16 October 2025
Franca nuk e grumbulloi, djali i Zinedine Zidane do të luajë në Botëror me kombëtaren afrikane

Franca nuk e grumbulloi, djali i Zinedine Zidane do të luajë në Botëror me kombëtaren afrikane

16 October 2025
Duka: Fitorja ndaj Serbisë, e paharrueshme – Kosova me potencial të madh

Duka: Fitorja ndaj Serbisë, e paharrueshme – Kosova me potencial të madh

16 October 2025
Daut Haradinaj: S’kisha dashtë as me e pasë emrin në listë ku është Fatmir Limaj

Daut Haradinaj: S’kisha dashtë as me e pasë emrin në listë ku është Fatmir Limaj

16 October 2025
Çfarë ka ndodhur më 3 mars ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 29 shtator ndër vite?!

29 September 2025
Kek me fruta të thata, i shijshëm dhe i butë si pambuk

Kek me fruta të thata, i shijshëm dhe i butë si pambuk

29 September 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu