Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, sugjeroi disa nga masat që qytetarët duhet ti ndërmarrin për ta kursyer energjinë elektrike, përcjell InLajmi.
Ndër tjerash Rizvanolli tregoi se këtë periudhe janë ulur temperatura dhe temperaturat e ulëta do vazhdojnë edhe ditëve në vijmë.
Postimi i plotë i saj:
Të dashur qytetarë,
Sot janë ulur ndjeshëm temperaturat, e këtë parashikim të motit do ta kemi edhe në ditët në vijim.
Për të kursyer energjinë elektrike e gjithashtu për të mos e ngarkuar rrjetin elektro-energjetik ju lusim që të kurseni dhe të optimizoni shfrytesimin e energjisë elektrike.
Shkyçni dritat e panevojshme
Shfrytëzoni rrobalarësen pas orës 24:00
Shfrytëzoni enëlarësen pas orës 24:00
Aktivizoni bojlerin pas orës 24:00
Shfrytëzoni tharësen pas orës 24:00
Ju faleminderit për bashkëpunimin tuaj. /InLajmi/