Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, deklaroi se Kosova ka hyrë në 2 muajt e fundit dhe kritikë për kursimin e energjisë elektrike, përcjell InLajmi.
Kusari-Lila shtoi se të gjithë duke kursyer nga pak në përditshmëri, bëjnë diferencën e madhe për gjithë sektorin.
Postimi i plotë i saj:
Të dashur qytetarë,
Kemi hyrë në 2 muajt e fundit dhe kritikë për kursimin e energjisë elektrike.
Kampanjës së Qeverisë për të ngritur vetëdijën dhe për të shtuar masat për kursimin e energjisë i janë bashkangjitur Ambasadorë dhe përfaqësues të Qeverisë.
Të gjithë duke kursyer nga pak në përditshmërinë tonë, bashkë bëjmë diferencën e madhe për gjithë sektorin!
Të mbështesim bashkë fushatën për masat e kursimit të energjisë! /InLajmi/