Kanë përfunduar 3 ndeshjet e radhës të 1/8 së finales në Kupën e Kosovës.
Skuadra e Gjilanit u kualifikua tutje pasi mposhti Vjosën me rezultat të thellë 4-0.
Fitore arriti edhe Malisheva kundër skuadrës së Fushë Kosovës, me rezultat 2-0.
Në çerekfinale u kualifikua edhe skuadra e Beharit, e cila fitoi me rezultat të pastër 3-0 ndaj FC Prizrenit, shkruan IndeksOnline.
Kujtojmë që ndeshja mes Prishtinës dhe Dukagjinit është shtyer për ditën e neserme, për shkak të kushteve atmosferike dhe fushës së ngrirë.