Kush tha që fustani midi prej sateni vishet vetëm në pranverë? Në fakt sfilatat e modës vjeshtë-dimër 2022/2023 na kanë mësuar se fustani dhe fundi saten nuk i përket vetëm stinave të ngrohta, por mund të ndriçojë pamjen tonë edhe në ditët më gri. Ajo që ka rëndësi është vetëm të dish ta kombinosh, të jesh i sigurt që të mos gabosh apo të mos e veshësh në vendin e duhur.
Fundet saten, prej mëndafshi, apo të ngjashme prej disa sezonesh janë të njohura në pasarela, aq sa kanë hyrë me të drejtë në garderobën bazë.
Një domosdoshmëri që është rizbuluar, me Vjeshtë-Dimër 2022/2023, edhe më i gjithanshëm: sekreti është të përqendrohesh në modelin e duhur. Konkretisht, një fund saten, i cili përshtatet me të gjitha llojet e trupit dhe nuk shtrëngon figurën, mundësisht në një material viskoze sesa në mëndafsh të pastër, është më i lehtë për t’u veshur çdo ditë, shkruan Living shqip.
Por sateni që përdoret për sezonin e ftohtë fokusohet në një të bardhë kremoze të lehtë për t’u përshtatur, perfekte për t’u rizbuluar sërish vitin e ardhshëm. Qepja e dukshme jep lëvizje dhe e bën copën të përshtatshme për përdorim të përditshëm.