Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti, ka shkuar në vendilindjen e tij për një gjest human, përcjell InLajmi.
Në kuadër të Ditës së dhurimit të gjakut në Ratkoc, ai ka vendosur që edhe vetë të dhurojë gjak, derisa i ka ftuar edhe të tjerët që të shohin këtë veprim si detyrë të tyre.
Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që më 5 shkurt organizohen akitivitete të tilla në Ratkoc.
Organizimi eshte mbeshtetur edhe nga kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi.
Postimi i plotë i tij:
5 shkurti – Dita e dhurimit të gjakut në Ratkoc
U bën 19 vjet nga fillimi i këtij aktiviteti human. Qindra burra e gra tanimë e shohin këtë veprim si detyrë të tyre më 5 shkurt. /InLajmi/