Banori i 2-të i cili lë shtëpinë e Big Brother Vip është Efi.
Kjo e fundit u dërgua në nominim së bashku me Luizin dhe Kiarën, nga Dea Mishel.

Dea Mishel fitoi “Lojën e inteligjencës”, dhe kishte në dorë zarfin e kuq, të futur në shtëpi nga Vëllai i Madh, shkruan Top Chanel.

Duke qenë se fitoi lojën, Dea kishte mundësinë të dërgonte 3 banorë në televotim.