Në Kosovë na pret mot mjaft i ftohtë dhe kryesisht i vranët. Herë pas here priten reshje bore kryesisht në zonat kodrinore-malore, lokalisht edhe në viset tjera. Reshjet pritet të jenë të intensitetit kryesisht të dobët. Në disa vise të Dukagjinit priten edhe intervale kohore me diell, por do të jetë mjaft ftohtë. Temperaturat pritet të luhaten nga -10 deri në -1 gradë Celsius,, por ndjesia subjektive të ftohtit do të jetë më e lartë për shkak të erërave të akullta veriore.
Në Shqipëri nesër kryesisht kthjellët, por mjaft ftohtë, ndërsa vranësira e fjolla të dobëta bore priten në viset kontinentale kryesisht në verilindje të vendit. Fjolla bore nesër priten edhe në shumë vise të Maqedonisë së Veriut, Luginës së Preshevës dhe veriut të Malit të Zi. Po ashtu temperaturat shënojnë ulje të ndjeshme.
Fillimi e javës së re na sjellë acar polar në të gjithë rajonin, madje edhe në zonat mesdhetare temperaturat minimale do të ulen nën 0 gradë Celsius, shkruan Meteo Ballkan.
Gjatë ditës priten intervale kohore me diell, vranësira dhe fjolla të herëpashershme bore në zonat kodrinore-malore. Do të jetë acar i fortë sidomos netëve dhe mëngjeseve, me temperatura nën -10 gradë Celsius edhe në shumë zona të ulëta, ndërsa acar edhe më i fortë do të jetë në (disa) zonat kodrinore-malore të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.